Pas betimit të deputetëve të rinj të Listës Serbe në Kosovë, ka reaguar politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, e cila e ka konsideruar këtë si mënyrë për ta penguar atë dhe komunitetin serb të Kosovës që të kenë përfaqësues politikë të vërtetë.
“Sapo mora vesh që nëntë deputetët e rinj të Listës Serbe kanë marrë mandatet në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që ta pengojnë hyrjen time në të dhe të pengojnë që komuniteti serb në Kosovë përfundimisht të ketë përfaqësues politikë të vërtetë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter./FolDrejt/