Politikanja Rada Trajkoviq ka reaguar pasi është bërë publik emri i udhëheqëses së ekipit menaxhues për Asociacionin, shkruan Fol drejt.
Trajkoviq, e cila është kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka thënë se është tmerr që
deputetja e SNS-it, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit.
“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.
Kjo është fatkeqësi për serbët e Kosovës:
“Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiqi e vendos fatin e serbëve në këtë moment kritik. Dhe pastaj pyetet se pse puna me Asociacionin po ngec”, ka përfunduar ajo.
SNS poslanica iz srpskog parlamenta vodi tim za izradnju statuta ZSO.
Naravno, nije pravnik i kvalifikacija za ovaj posao nema. Ali je zato superfan Milana Radoičića.
Strašno je kome Vučić daje sudbinu Srba u ruke u sudbonosnom trenutku. I onda pitanja zašto rad na ZSO stagnira https://t.co/EwNKjfYY39 pic.twitter.com/eB51dQTBHs
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) April 27, 2023