Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të bëjë përshtypje që nga mbërritja në Al Nassr. Në dy ndeshjet e para për klubin e ri, ai nuk shënoi asnjë gol, duke zhgënjyer kështu qindra milionë tifozë që prisnin që ai të shënonte hat-trick në një ligë si ajo saudite.
Por fillimi i qetë i aventurës arabe nuk do të thotë se portugezi ka përfunduar me futboll serioz, sipas trajnerit të Al Nassr, Rudi Garcia.
“Ronaldo është një shtesë pozitive për ekipin sepse ndihmon në shpërqendrimin e mbrojtësve. Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë. Ai nuk do ta mbyllë karrierën te Al Nassr, do të kthehet në Evropë”, parashikoi eksperti francez, por nuk ka theksuar nëse mendon se kjo do të ndodhë vetëm pas skadimit të kontratës për dy vjet e gjysmë apo më herët.
Ronaldo nënshkroi një kontratë me Al Nassr me vlerë 500 milionë euro deri në verën e vitit 2025, kur do të jetë 40 vjeç. Ai pretendon se ka refuzuar disa oferta nga Evropa para se të shkonte në Arabinë Saudite, ndonëse asnjë klub nuk është paraqitur dhe ka shpallur publikisht interesimin e tyre, transmeton Fol Drejt.