Gareth Southgate dëshiron të ketë kohë dhe të reflektojë përpara se të vendosë për të ardhmen e tij me Anglinë pasi Tre Luanët pësuan humbje të dhimbshme në Kupën e Botës.
Skuadra e Southgate humbi në fazën e çerekfinales me Francën. Trajneri i Anglisë pranoi se ka mbetur i rraskapitur nga punët intensive në Kupën e Botës dhe dëshiron të marrë “vendimin e duhur” për të gjitha palët.
Duke folur me gazetarët pas ndeshjes, Southgate tha: “Energjia që të marrin këto turne është e madhe. Unë dua të marr vendimin e duhur, çfarëdo që të jetë për ekipin, për Anglinë, për FA.”
“Duhet të jem i sigurt se çfarëdo vendimi që marr është i duhuri. Mendoj se është e drejtë të marr kohë për ta bërë këtë, sepse e di që në të kaluarën ndjenjat e mia kanë luhatur menjëherë pas turneve.”
Në dy turnetë e mëparshëm të mëdhenj që ka qenë Southgate, Anglia ka performuar mbi pritjet, duke arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018 dhe duke humbur ndaj Italisë me penallti në finalen e Euro 2020.
Kontrata aktuale e Southgate me Anglinë është deri në vitin 2024 dhe do të jetë interesante të shihet nëse ai vendos të drejtojë Tre Luanët në Euro 2024 në Gjermani, transmeton Fol Drejt.