Bayern Munich pret nesër në mbrëmje skuadrën e Barcelonës në grupet e Champions League dhe para këtij dueli ka dalë para mediave trajneri Julian Nagelsmann.
“Nuk jam aspak i tensionuar në prag të kësaj sfide. Të them të drejtën, unë jam i zemëruar për formën dhe ecurinë tonë në kampionat, gjë që duhet të ndryshojë sa më shpejt.
Lewandowski? Ai po tregon të gjithë potencialin e tij në La Liga dhe mendoj se aty do të realizojë rreth 40 gola në fund të sezonit.
Gjërat kanë ndryshuar dhe tani nuk ka shumë rëndësi të flasim për atë që ndodhi, por ai ka shumë aftësi të mira dhe prandaj vijon të jetë në nivele të larta.
Do t’i shtrëngoj dorën nëse e shoh para ndeshjes. Do të isha i lumtur nëse tifozët tanë do ta prisnin ngrohtësisht, për mua është normale me një lojtar që ka qenë pjesë e familjes dhe historisë së Bayernit”, përfundoi trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann. /abcnews.al/