Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka folur për situatën te Chelsea, duke këmbëngul se është ende i lumtur aty.
Pas sanksioneve ndaj Rusisë, pronari rus i Chelseat është detyruar ta hedh në treg skuadrën e tij, por atij i është ngrirë pasuria dhe ky veprim synon të ndalojë atë të fitojë para nga shitja e Chelseat.
Për këtë situatë është pyetur trajneri, Tuchel, i cili ka deklaruar se se është ende i lumtur në tek Chelsea.
“Nuk jam i sigurt nëse jam i shqetësuar, por jam i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Situata ndryshon pothuajse çdo ditë. Jam ende i lumtur që jam këtu dhe ende i lumtur që jam menaxher i një ekipi të fortë. E di që ka shumë zhurmë përreth”.
“Është një ndryshim mjaft i madh nga dje në sot, por ne nuk mund të ndikojmë, nuk e kemi shkaktuar situatën”.
“Për momentin duket se biznesi, le të themi futbollistik, është pak a shumë i mbrojtur, por le të shohim”.
“Ndihem i privilegjuar që kam mundësinë të përfshihem në ndeshje, stërvitje dhe futboll që dua”, përfundoi 48-vjecari./FolDrejt/