Do të punojmë sa të mundemi për t’u ngjitur në tabelë, tha sot trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në lidhje me dënimin e vendosur ndaj klubit nga Torino.
Gjykata Federale e Apelit e Italisë gjobiti klubin e futbollit Juvetnus me 15 pikë për falsifikimin e pasqyrave financiare.
“Asgjë nuk ndryshon, ne duhet të fitojmë pikë. Do të jetë e vështirë kundër Atalantës sepse ata janë në formë të mirë. Ne duhet të fitojmë për të arritur vendin e shtatë. Çështjet ligjore janë shqetësimi i klubit. Do të ketë apelime. Ne kemi 22 pikë dhe duhet të arrijmë në 25”, tha Allegri, transmeton Fol Drejt.