Përzgjedhësi Zlatko Daliq ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit në Katar.
Në Rusi, skuadra e Zlatko Dalić-it fitoi 3:0 në fazën e grupeve dhe Lionel Messi u largua i zhgënjyer nga fusha, nuk i uroi kundërshtarët.
Dalic u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp se si e komentoi atë lëvizje dhe nëse i kishte përgatitur lojtarët për provokime të mundshme nga argjentinasit.
“Këtë e kam thënë në shtyp dhe nuk do të kthehem më tani. I kuptoj ata njerëz, kishte emocione dhe pritshmëri të mëdha. Nuk ka nevojë të ktheheni. E thashë dhe nuk mbajta mëri ndaj askujt. E pamë ndeshjen me Holandën, ishte shumë konkurruese, me shumë situata jo-futbollistike. Duam ta shmangim atë dhe shpresojmë në një ndeshje të drejtë”, tha Daliq./FolDrejt/