Deklarata e trajnerit të Leipzigut, Marco Rose, në lidhje me të ardhmen e afërt të Josko Guardiolit mund të mos shkojë mirë për punëdhënësit e tij të mundshëm…
Pas barazimit mes Leipzigut dhe Manchester Cityt në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve (1:1), bota e futbollit u mahnit sërish nga Joshko Guardiol, njëherësh edhe golashënuesi i barazimit për skuadrën gjermane.
Guardiol nuk e fsheh se një ditë do të dëshironte të luante në Premierligë dhe shumë besojnë se këtë verë do të nënshkruajë me një nga skuadrat e mëdha. Ndoshta edhe për Cityn, ndaj të cilit ai shënoi mbrëmë.
Megjithatë, trajneri i Leipzigut, Marco Rose, tha se Guardiol do të qëndrojë në Gjermani të paktën edhe një sezon.
“Joshko Guardiol do të jetë lojtar i Leipzig-ut edhe sezonin e ardhshëm. Unë jam trajner dhe kjo është ajo që kërkoj. Ai është i lumtur këtu. Ai tha se dëshiron të luajë në Premier League, por nuk tha se kur ”, tha Rose për TV2 Sport.
Rose bëri shaka se Guardiol duhet të luajë basketboll duke marrë parasysh kërcimin që tregoi kur shënoi një goditje me kokë për ta bërë rezultatin 1:1.
Ai shtoi se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij vetëm në pjesën e dytë, ndryshe nga pjesa e parë ku, siç tha, Leipzig ishte tepër pasiv.
“Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Por, më mirë vonë se kurrë.”, përfundoi ai. /FolDrejt/