Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se ndihet i kënaqur me formën e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo ishte cak i shumë thashethemeve gjatë verës, pasi kërkoi nga drejtuesit e klubit të lejojnë largimin e tij nga Old Trafford.
Pas kësaj, portugezi humbi përgatitjet para-sezonale me Unitedin dhe në fund dështoi ta sigurojë një largim.
Kjo situatë e la Ronaldon mbrapa me stërvitje dhe nuk ishte zgjedhje e parë, por shpeshherë edhe nuk u përdor fare nga Ten Hag në ndeshjet e para të sezonit
Por, tani situata ka ndryshuar me Ronaldon që po merr më shumë minuta loja dhe tashmë ka gjetur edhe golin e parë në Ligën Premier.
“Dua ta mbështes Cristiano Ronaldon sa më mirë që të jetë e mundur. Unë dua të marr më të mirën prej tij”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Ai është në formë më të mirë tani dhe unë jam i kënaqur me këtë”, përfundoi trajneri i Djajve të Kuq.