Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është vënë nën kritika nga publiku francez pasi u zbulua një email në të cilin ish-drejtori sportiv i Nices, Julien Fournier e akuzonte atë se kërkonte që asnjë zi apo mysliman të mos luajë për Nice.
Galtier mohoi t’i kishte kërkuar Fournier ta bënte këtë dhe PSG filloi një hetim. Tifozët e PSG-së po bëjnë thirrje që Galtier të shkarkohet dhe menjëherë pas njoftimit për racizmin e pretenduar, ai filloi të kërcënohej. Numri i tij i telefonit u përhap në rrjetet sociale dhe brenda një dite ai mori më shumë se 5000 kërcënime. Për shkak të kësaj, ai punësoi truproja.
Sot, RMC Sport njoftoi një dënim të mundshëm për Galtier. Punonjësit e Nice supozohet se konfirmuan se e-maili i përmendur ekzistonte dhe se gjithçka ishte siç përshkruhet në të. Aktualisht policia po shqyrton të gjitha provat dhe RMC shkruan se dënimi i mundshëm për Galtier, nëse pretendimet do të jenë të vërteta, është tre vjet burg dhe 45 mijë euro gjobë financiare, transmeton Fol Drejt.