Valeri Karpin ka reaguar pas vendimin të FIFA-s që përjashtoi këta të fundit nga paly-offi i Kupës së Botës.
Ai ka thënë se ata e ëndërronin kualifikimin në garën më të madhe për kombëtare në botë, por tani shpresat e tyre janë shuar.
“Është e kotë të themi që jemi të gjithë të zhgënjyer. Sigurisht që prisnin të fitonim ndeshjet e play-off, do të ishim të vendosur në fushë”, ka thënë fillimisht Karpin.
“Është një mëkat për lojtarët të cilët ëndërronin të ishin në Botëror, tani i kanë humbur të gjithë shpresat”.
“Shpresojë që sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s mund të hiqen së shpejti dhe që futbollistët rusë të rikthehen në skenën ndërkombëtare”, u shpreh ndër të tjera selektori.
Anglia, Suedia, Republika Çelke, Polonia dhe disa kombëtare të tjera, njoftuan ditë më parë se nuk do të luajnë për një kohë ndaj ekipeve ruse./TG/FolDrejt/
Head coach Valeri Karpin – about decision of FIFA and UEFA to suspend Russian clubs and national teams from all competitions pic.twitter.com/ZZGV4DJ4pn
— Сборная России (@TeamRussia) February 28, 2022