Shqiptari është huazim deri në fundin e sezonit, mirëpo pa opsion blerje, derisa Southamptoni është duke provuar ta bindë Chelsean ta shesë. Ka pasur negociata mes dy klubeve, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje ngaqë “blutë” e shohin Brojën si lojtar i së ardhmes.
I pyetur për mundësinë e blerjes të Brojës, trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl, ka thënë se duhet ta lejojnë të luajë, ngaqë ka kohë deri në fundin e sezonit.
“Është këtu deri në fundin e sezonit. Kemi kohë mjaftueshëm për të folur. Lëreni të luajë futboll. Ai kënaqet këtu. Mendoj se e ka parë se çfarë ka me këtë klub. I japim shansin e madh për ta treguar vetën”, ka thënë Hasenhuttl. Ndërkohë, në rast që pranon shitjen, Chelsea do të kërkojë mbi 20 milionë euro.