Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes. Epiqendra ishte në rrethin e Pazarcikut, në provincën e Kahramanmaras.
Qindra u vranë dhe mijëra u plagosën. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 4:17 të mëngjesit me orën lokale.
Për këtë ka folur edhe trajneri turk Volkan Demirel, ish-portieri i Fenerbahçes e që aktualisht është trajner i Hatayasporit .
Ai, në Instagram Live ka kërkuar ndihmë, madje nuk ka mundur të mbajë as lotët.
“Ndihmë! Do të doja që të dërgoni të gjitha burimet që keni, jo vetëm për Hatay dhe Antakya… Ju lutem! Po ju lutem në emër të Zotit, njerëzit po vdesin këtu ”, tha Demirel duke qajtur, transmeton Fol Drejt.
😢🇹🇷 Ex-Fenerbahçe goalkeeper and current Hatayspor manager Volkan Demirel was in tears on Instagram live.
Türkiye has been hit with a very severe earthquake: 7.8 magnitude, with hundreds sadly confirmed dead. pic.twitter.com/Sr9QqyFI6v
— EuroFoot (@eurofootcom) February 6, 2023