Ushtria e Holandës duke filluar nga muaji gusht do të fillojë të trajnojë ushtarët e Ukrainës në Britani të Madhe.
Në një deklaratë nga Ministria holandeze e Mbrojtjes thuhet se 10 mijë ushtarë ukrainas do të trajnohen për 4 javë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në trajnimin ushtarak bazë që Britania ka filluar nga kjo javë, ushtria holandeze do të përfshihet në trajnimet për snaiper dhe trajnimet për ndihmën e parë, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se është parashikuar që trajnimet që do zhvillohen në grupe do të përfundojnë për një periudhë 3-4 mujore dhe se ndaj trajnimit do të sigurojë mbështetje edhe personeli i marinës holandeze.
Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, ka rikujtuar vrasjen e 22 civilëve në qytetin ukrainas Vinnytsia. “Lufta Ukrainë-Rusi po hyn në muajin e saj të gjashtë dhe përparimi rus në Donbas vazhdon ende, pavarësisht se është ngadalësuar. Ndihma e shteteve perëndimore për Ukrainën është shumë e rëndësishme për të ndaluar sulmet ruse”, tha Ollongren./FolDrejt/