Fabrizio Romano dhe David Ornstein shkruajnë se transferimi i Joao Cancelos (28) nga Manchester City te Bayern Munich është një punë e përfunduar.
Gjermanët do të huazojnë mbrojtësin portugez, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës. Ky transferim është befasues pasi Cancelo donte një mundësi të re.
Cancelo dhe Pep nuk shkuan mirëCancelo dhe Guardiola nuk kanë qenë në marrëdhëniet më të mira së fundmi, gjë që Bayern e ka shfrytëzuar menjëherë. Nuk dihet nëse Cancelo do të qëndrojë te Bayern pas përfundimit të sezonit aktual apo nëse do të kthehet te City. Bayern kishte nevojë urgjente për një mbrojtës të ri të djathtë për shkak të lëndimeve të Mazraoui dhe formës së dobët të Pavard.
Lojtarët e pakënaqur me trajtimin e PepKujtojmë se pesë ditë më parë doli informacioni se pesë lojtarë të Cityt ishin të pakënaqur me trajtimin e Pep Guardiolas. Bernardo Silva, Joao Cancelo, Ilkay Gündogan, Aymeric Laporte dhe Kyle Walker raportohet se janë të pakënaqur në klub dhe largimi i Cancelos sugjeron se e gjithë historia ka disa të vërteta.
Cancelo vlen 70 milionë euroCancelo së shpejti do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të bëhet lojtar i ri i Bajernit. Sipas Transfermarkt, Cancelo vlen 70 milionë euro dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Në karrierën e tij ka luajtur për Benfica, Valencia, Inter dhe Juventus dhe ka 41 paraqitje dhe shtatë gola për kombëtaren portugeze./FolDrejt/