Ferdinand ka komentuar edhe transferimet e lojtarëve të shumtë që pranojnë oferta nga klube nga Arabia Saudite. Trendi nisi me Cristiano Ronaldon, e vazhdoi Karim Benzema, N’Golo Kante, Riyad Mahrez… Sauditët duan edhe Marcelo Brozović-in, i cili aktualisht është në negociata.
“Mediat janë të turpshme. Kur Rooney, Beckham, Lampard dhe Gerrard shkuan në SHBA, u tha se ishte një fund i mrekullueshëm i karrierës së tyre dhe një mundësi e mirë për të fituar para. Por kur Ronaldo e bëri këtë, u bë turp dhe një fatkeqësi sepse ai po shkon në Arabinë Saudite”, ka thënë Ferdinand.
“Lërini njerëzit të jetojnë dhe të kënaqen. Bëhet fjalë për aventura, ai e çoi familjen në një kulturë të re. Nuk më pëlqen kur e thua këtë. Ne duhet t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë, “tha Ferdinand, përcjell Fol Drejt.