Luis Suarez akoma nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij, pasi disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit.
Sipas “Fichajes” Atalanta është klubi i radhës që po mendon transferimin e sulmuesit, klubi italian do të zhvillojë bisedime me Suarezin për të shqyrtuar mundësinë për të siguruar shërbimet e tij.
35-vjeçari është i lojtar i lirë, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Atletico Madridit.
Aston Villa mendohet se është klubi që ka shprehur interesim serioz për ish-sulmuesin e Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës.
Ish-bashkëlojtari i Suarezit te Liverpooli, Steven Gerrard, mund të ketë ndikim në realizimin e këtij nënshkrimi. Gerrard është trajner te skuadra e Aston Villas. /abcnews.al/