Vetëm 60 përqind të zviceranëve janë pjesë e ndonjë kishte. Përpara 40 vjetësh kjo shifër ishte mbi 90 përqind, shkruan “SRF”.
Kjo tregon se Zvicra, ashtu si edhe vendet tjera perëndimore, gjithmonë e më tepër largohen nga feja. Numri i personave që deklarohen pa fe – rritet nga viti në vit.
Jo vetëm të krishterët: personat me origjinë të huaj e paraqesin veten më shpesh pa fe sesa zviceranët. Atesitët dhe agnostikët janë rritur me 23 përqind të zviceranët, kurse me 30 përqind te të huajt.
“Më pasivisht religjionin e praktikojnë muslimanët,” përcjell foldrejt.com, lajmin e televizionit zviceran.
Si vendi më pak religjioz është Cyrihu (34 përqind), ndjekur nga katolikët (28 përqind), evangjelistët (22 përqind) dhe muslimanët (6 përqind).
Përndryshe, Cyrihu përpara 100 vitesh ishte mbi 90 përqind evangjelistësh – por në shekullin e kaluar dita ditës është shtuar numri i katolikëve.
Përveç Cyrihut, vende shumë afetare janë edhe Baseli dhe Gjeneva./Foldrejt.com