Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME MAQEDONIA VERIORE

Transformimi i shtesës për fëmijën e tretë, “kalë Troje” për shqiptarët!

6 vjet më parë
in MAQEDONIA VERIORE, OP/ED, SHKRIMET TUA, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga: Alpin Ollogu

Sipas Ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, me projektligjin e ri për shtesat e fëmijës së tretë, nuk bëhet shfuqizimi i kësaj shtese, por ajo transformohet në paketë sociale e cila do ta ketë vlerën më të lartë se e deritanishmja. Ndërsa për shtesën momentale të ligjit në fuqi, atë do të mund ta shfrytëzojnë gratë që lindin fëmijën e tretë deri në muajin Tetor të këtij viti. Sigurisht, qëndrimi i ministres në fjalë është qëndrimi zyrtar edhe i vetë Kryeministrit Zoran Zav dhe partisë së tij të konceptit të shoqërisë qytetare, koncept me anë të së cilit ai dhe partia e tij u ngjitën në pushtetin e ekzekutivit shtetëror.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Çfarë dëshiron të tregojë në të vërtetë zonja Ministre e Punëve dhe Politikave Sociale, kur themi ministre, kemi parasysh vetë ideologjinë e re politike të LSDM-së, “shoqërisë së barabartë qytetare”?! Do të na tregojë se nataliteti i shqiptarëve tek fëmija i tretë, është i pabarabartë me natalitetin tek maqedonasit, për fëmijën e tretë. Për këtë arsye qenka e gabuar të shpenzohen para nga buxheti i shtetit, për një natalitet të këtillë të padrejtë. Pra sipas këtyre të “shoqërisë qytetare”, ligji nuk e paska arritur qëllimin për të cilin është miratuar. Njëlloj arsyetimi, siç nuk e arriti qëllimin ligji i VMRO-së për shtesë e fëmijës së katërt, kur ata pësuan ankthe të vazhdueshme nga mbushja e spitaleve gjinekologjike me lindje shqiptare. Pas anktheve, minimalisht duhej të bënin diçka, të shkurtonin të paktën shtesën e fëmijës së katërt, shtuar edhe rrëzimin e ligjit antihuman nga Gjykata Kushtetuese, për zbatimin e shtesave për fëmijë të trëtë dhe të katërt, që do të aplikohej vetëm në territore të caktuara ku ka më pak lindshmëri, apo tërthorazi, vendbanime me shumicë maqedonase. Ja pra, në këtë pikë, “shoqëria qytetare” e LSDM-së, dhe ajo “pa doreza” e VMRO-së, përputhen në një ngjashmeri fenomenale, ashtu si e kaluara e tyre.

Ndër të tjera sipas zonjës ministre, përfaqësuese e LSDM-së, qenka gabim që shtesat për fëmijen e tretë, i paskan shfrytëzuar në shumicë familjet me kushte të mira ekonomike, dhe jo ato të “sociales”. Arsyetime këto banale të nivelit që jepte VMRO-ja për shfuqizimin e shtesës për fëmijën e katërt. Arsyetime këto që për shumicën e shqiptarëve janë të kuptueshme, duke njohur inercionin dhe konstruktin e mentalitetit maqedonas ndër dekada. Kam bindjen se këtë tashmë e kuptojnë edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve që kanë mbeshtetur LSDM-në, apo edhe ata të cilët akoma qendrojnë aty, të cilët po binden ditë e përditë në thënien e famshme popullore: ”ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”.

Arsyetimi i transformimit të ligjit aktual për shtesën e fëmijës së tretë, bëhet edhe më hipokrit dhe joprofesional me detyrën që mbart zonja Carovska, kur dihet se shtesa për fëmijën e tretë ka për qëllim nxitjen e lindshmërisë, pavarësisht statusit ekonomik të familjeve që e shfrytëzojnë shtesën. Kjo është logjika e ligjit aktual, nuk është në kuptimin e ndihmës sociale. Ndihmat sociale ka forma tjera për ti zbatuar qeveria. Të gjitha shtetet në botë, politikat demografike për shtimin e natalitetit të popullsisë i stimulojnë në forma të ndryshme, bonuse nga më stimulueset, pavarësisht gjendjes ekonomike të atyre që i shfrytëzojnë.

Arsyetimi i radhës i “konceptit të shoqërisë qytetare”, për të na e mbushur mendjen se ligji aktual për shtesën e fëmijës së tretë, nuk e paska rritur më shumë numrin e lindjeve në Maqedoninë e Veriut, në krahasim me vitet kur ligji nuk ekzistonte, është arsyetim ofendues edhe për të menduarit e një adoleshenti që si interesojnë shumë këto çështje, kur dihet fakti se ligji aktual – shtesë për fëmijën e tretë, kryen njëkohësisht dy funskione në lidhje me politikat e natalitetit, ai së pari është masë parandaluese e rënies së natalitetit, i cili në fakt është shqetësim për shumë vende të botës, dhe së dyti, nxit mundësinë për rritjen e numrit të lindjeve. Paçka se edhe në arsyetimet e saja, “shoqëria e konceptit qytetar”, është në lajthitje, ose bën si e tillë, pasi statistikat flasin se ligji aktual ka pasur efekt edhe në shtimin e lindjeve. Këtë e argumenton statistikisht edhe akademiku shqiptar Izet Zeqiri, i cili thotë: “Ministresha Carovska duhet të krahasojë natalitetin nga viti 2009 kur është sjellë kjo masë apo ligj e deri tash. Kjo masë jo vetëm që ka stabilizuar natalitetin por ka arritur ta nxisë dhe ta ritë atë. Psh. Kemi pasur 22.945 lindje në 2009, kurse si rezultat i kësaj mase në vitin 2011 kemi 24.296 lindje, në vitin 2013 kemi 23.568 lindje, në vitin 2015 kemi 23.596 kurse në vitin 2016 kemi 23.002 lindje. Këto të dhëna tregojnë se jo vetëm kemi stabilizim të natalitetit por edhe rritje”.

Ky projektligj i Zaevit, për shqiptarët në kuptimin figurativ i ngjason “kalit të Trojës” që na ofrohet në formë dhurate dhe shpërblimi për mbështjen dhe mundësinë që i dhamë Zaevit të qeverisë vendin. Dhuratë për shqiptarët brenda LSDM-së, për të gjithë partitë politike shqiptare që e votuan qeverinë e tij, veçanërisht të atyre të koalicionit qeverisës të cilët sikur duket kanë rënë në grackë apo janë shantazhuar nga Kryeministri, që ata të pranojnë projektligjin e ri, shtesë për fëmijën e tretë, si ligj më i dobishëm. Kur në të vërtetë, nëse projektligji miratohet, do të shihet dëmi shumë shpejt – pakësim i lindjeve në popullsinë shqiptare në krahasim me kohën e zbatimit të ligjit aktual. Duhet ta kujtojmë qeverinë se në këtë shtetin tonë edhe ata që nuk janë ligjerisht me ndihma sociale, në shumicë, me rrethanat aktuale, jetohet një jetë tejet e vështirë ekonomike, gjë e cila sigurisht do të ndikojë në pakësimin e lindjeve nëse hiqet shtesa për fëmijën e tretë në variantin e tanishëm ligjor.

Ёshtë projektligj si “kalë troje” për shqiptarët, për faktin e thjeshtë që shfrytëzues më të mëdhenj të shtesës për fëmijën e tretë janë shqiptarët, edhe atë, 45.6 % janë familje shqiptare, 33.1 % janë familje maqedonase, 7.8 % janë familje turke, 9.4 % janë familje rome.

Opozita shqiptare ka deklauar në mënyrë kategorike se nuk e pranon projektligjin, apo “kalin e trojës” të LSDM-së. Në të njejtën mënyrë, është tejet e nevojshme të veprojnë edhe partitë shqiptare të koalicionit qeverisës, pavarësisht presioneve dhe shantazheve të mundshme, asgjë nuk është më e rëndësishme para interesave kombëtare, njëkohësisht edhe interesave të përgjithshme shtetërore në logjikën e shtimit të natalitetit të popullsisë. Ndoshta ka ardhur koha finale të reflektojnë seriozisht edhe shqiptarët brenda LSDM-së, të bëjnë valixhet e ikjes gati nga kjo parti, të paktën t’ja bëjnë me dije Zaevit. Në të kundertën, nëse partitë shqiptare qeverisëse, bashkë me shqiptarët brenda partisë së Zaevit, bëjnë kompromise të tilla në dëmin shqiptar, do të jetë element shkatërrues për të ardhmen e tyre politike. Veçanërisht BDI-ja si partia më e madhe shqiptare aktuale, nuk duhet të bëje gabime si dikur në bashkqeverisje me Gruevskin, në mënyrë që të mos i marrë pastaj pasojat zgjedhore. Përkundrazi, BDI-ja si partia më e madhe shqiptare, duhet të jetë gardiane e interesave shqiptare në qeverisje. Për këtë çështje, ja vlen të largohesh nga koalicioni qeverisës, nëse LSMD-ja nuk heq dorë dhe kthejë “kalin” e tij mbrapsht, projektligjin për transformimin e shtesës të fëmijës së tretë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mund të dish gjithçka rreth fluturimeve përmes këtyre aplikacioneve

Lajmi tjetër

Disa arsye se pse, subjekti politik “AlternAtivA”, duhet ta braktisë qeverinë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM