Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi po transportonte gjashtë emigrante të paligjshëm kundrejt fitimit.
I riu me iniciale E. V. banues në Kamëz të Tiranës në bazë të vazhdimit të operacionit “Perimetri 189”, u kap në dalje të qytetit të Pogradecit duke transportuar emigrantët me një mjet tip “Opel”.
Ai u kishte premtuar atyre kalim drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./tch/