Numri i fundit nga zjarri i së shtunës në burgun famëkeq Evin të Iranit , ku mbahen kriminelë dhe të burgosur politikë dhe aktivistë antiqeveritar, u njoftua nga autoritetet iraniane, me katër të burgosur të vdekur dhe 61 të plagosur.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi përleshje midis të burgosurve dhe stafit abuziv në një krah të burgut, shkruan protothema.gr.
Raportet e së shtunës mbrëma folën edhe për të shtëna armësh që po dëgjoheshin në Repartin 7 të burgut famëkeq.
Një burim i paidentifikuar i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim pohoi se “nuk ka pasur përfshirje në përleshjet e asnjë të burgosuri politik pasi reparti i tyre është larg atyre me hajdutë dhe të dënuar për krime financiare”.
Sipas të njëjtit burim, “protagonistët e episodeve janë ndarë nga pjesa tjetër e të burgosurve”.
Një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane pretendoi se zjarri filloi në një depo me veshje të të burgosurve./FolDrejt/