Në rrugën e Hormuzit në Gjirin Persik, sipas mediave ndërkombëtare, një anije britanike që transportonte naftë është tentuar të bllokohet nga tre anije tjera iraniane. Kjo ka vijuar deri në momentin kur anija britanike i është kundërpërgjigjur me një gjuajtje dhe atëherë janë larguar anijet iraniane, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com. Lajmi është konfirmuar edhe nga qeveria britanike e cila akuzoi “Iranin se po vepron kundër të drejtës ndërkombëtare.”
Në anën tjetër Irani i ka quajtur të pabaza këto pretendime.
Prej disa muajsh Perëndimi ka përkeqësuar raportet me Iranin – duke shtuar frikën për një luftë të re.
Hormuzi është pjesa më strategjike pasi lidh Gjirin Persik me oqeanin indian. Irani ka premtuar që në rast se sankcionet amerikane do rritet edhe më shumë, atëherë do bllokojë këtë ngushticë, që do katapultonte industrinë e naftës në botë./Foldrejt.com