Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti në fjalë, ka ndodhur në fshatin Gerlicë, në Ferizaj, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Gerlicë, Ferizaj 03.01.2022 – 00:30. Janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra, kosovarë , pasi që kanë penguar gjatë punës dhe më pas kanë kanosur zyrtarët policor dhe inspektorin e AVUK-ut. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raport./FolDrejt/