Tre civilë u vranë në granatimet ukrainase të qytetit Shkastya të kontrolluar nga Rusia në Lugansk, njoftuan sot autoritetet rajonale ruse.
Përfaqësuesit e qeverisë rajonale deklaruan në Telegram se tre persona u vranë, pesë u plagosën dhe katër shtëpi u shkatërruan nga bombardimet ukrainase me raketa amerikane HIMARS, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.