Dita e tretë e hapjes së kufijve të Greqisë dhe heqjes së karantinës me shtetet e BE dhe 5 vendeve të tjera si Serbia, Britania, Izraeli, SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e gjen Greqinë përsëri me mbi 3700 raste ditore me covid- 19, 847 te intubuar dhe 87 humbje jete.
Të gjithë udhëtarët që vijnë nga këto shtete duhet vetëm të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo një test molekular negativ të kryer 72 orët e fundit. Bëhet fjalë për një program pilot për të provuar protokollet shëndetësore në prag të hapjes së turizmit të vendit në 14 maj.
Serbia është kaq e lumtur që qytetarët e saj mund të vijnë në Greqi. Ky është destinacioni ynë i preferuar për pushime.
Ndërkohë që specialistët janë të shqetësuar pasi barra virale në Athinë tregon një rritje prej 170% dhe shifra shqetësuese vihen re edhe në Kretë, në ishujt e vegjël turistike, siç është ishulli Furnoi, ankthi i koronavirusit është zhdukur pas vaksinimit të të gjithë banorëve.