Dominik Livakoviç është një nga futbollistët e medaljes së bronztë në Katar, dhe ndonëse nuk u shpall portieri më i mirë i turneut, shumë besojnë se ai duhej të ishte.
Paraqitjet e shkëlqyera të Livaković-it për Kroacinë në Kupën e Botës tërhoqën një numër të madh të klubeve të interesuara dhe italiani Tutto Mercato shkruan se tre gjigantë të futbollit janë të interesuar për shërbimet e tij – Bayern Munich, Juventus dhe Real Madrid.
Më tej në tekst italianët pohojnë se Bayerni dhe Reali janë në pozitë më të mirë për të sjellë portierin e Dinamos dhe Juventus dëshiron të sigurojë veten për të ardhmen sepse portieri polak Wojciech Szczesny së shpejti do të largohet nga klubi.
Sipas Transfermarkt, Dominik Livakoviç kap vlerën e 8.5 milionë eurove dhe spekulohet se drejtuesit e Dinamos po kërkojnë më shumë se 10 milionë për shërbimet e portierit./FolDrejt/