Ata janë hoxhallarë që kanë jetuar gjatë viteve të para të pavarësisë së Shqipërisë dhe dhanë një kontribut të veçantë për ndërtimin e shtetit. Mes tjerash kanë folur edhe për raportet vëllazërore me të krishterët, ku foldrejt.com, ua sjell tre fjalimet e tyre.
“Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë , një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut “. #IdrizGjilani
Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë. Ta duam njëri-tjetrin, t’i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri. #VehbiDibra
”Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani . Do të shkojmë mbarë e mi…rë me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulzimin e atëdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë” #IbrahimDalliu