Tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi që me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur 3000 € dhe 2000 franga zvicerane.
Me venim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Fsh. Gexhë, Rahovec 08.03.2022 – 17:00. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur 3000 € dhe 2000 franga zvicerane. Me venim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.