Britanikët janë jashtë Bashkimit Europian dhe tani timonin për unionin e kanë marrë Franca dhe Gjermania. Por në vend që këto dy shtete të përpilojnë politika të njëjta, ata kontestojnë njëri-tjetrin në shumë çështje, shkruajnë mediat gjermanofone, përcjell foldrejt.com.
Konflikti i parë është rreth buxhetit të ardhshëm të BE, ku Gjermania kërkon më pak shpenzime që të minimizohet dalja e Brexit, kurse Franca kërkon më shumë shpenzime. Poashtu ata kanë probleme në përpilimin e politikave agrare, mbrojtjes klimaterike dhe rritjes së ndotjes së ajrit.
Konflikti i dytë ka të bëjë me zgjerimin e BE. Këtë më së miri e njohim ne shqiptarët, ku Franca kërkon njëherë reformin brenda BE, më pas zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, kurse Gjermania kërkon hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përcjell foldrejt.com.
Konflikti i trete dhe më i rrezikshëm është rreth Libisë. Në kohën kur kancelarja Merkel mbështet qeverinë legjitime në Tripoli, Macron mbështet gjeneralin Haftar.
Kjo u pa edhe gjatë takimit mes presidentit Erdogan dhe Merkel në Stamboll, kur presidenti turk kritikoi ashpër Macronin, kurse Merkel heshti./Foldrejt.com