Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim për COVID-19, janë duke marrë 3 pacientë, kurse dhe 3 të tjerë janë Post- COVID-19.
Sipas ShSKUK-së, 4 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, transmeton Fol Drejt.
“3 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të tjerë post-Covid-19, janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. 4 nga ta janë me oksigjeno-terapi. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 4 pacientë, spitali i Gjakovës, 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e tyre të plotë./FolDrejt/