Një vajzë e mitur i shpëton rrëmbimit.
Policia në raportin e saj të sotëm ka bërë të ditur mbi rastin e një tentativë rrëmbimi, në Fushë Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Rasti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00.
Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arrit të largohej nga vetura. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin. /FolDrejt/