Tre persona janë gjetur të vdekur dhe një burrë është arrestuar pasi policia shpalli një “incident të madh” në Nottingham, transmeton Sky News, përcjell Fol Drejt.
Në njoftimin e policisë thuhet se kanë marrë një telefonatë pak pas orës 4 të mëngjesit në një vend ku dy persona janë gjetur të vdekur në rrugë.
Një tjetër thirrje në polici pasoi për një tjetër incident 1600 kilometra larg, ku një furgon dyshohet se tentoi të përmbyste tre persona. Një burrë i tretë gjithashtu u gjet i vdekur aty pranë.
Policia arrestoi një 31-vjeçar si i dyshuar për vrasje.
Oficerët dhe shërbimet e tjera të urgjencës në disa lokacione po merren me një “incident serioz të vazhdueshëm”, tha Policia e Nottinghamshire.
Rrjeti i tramvajit Nottingham Express Transit (NET) tha gjithashtu se kishte pezulluar të gjitha shërbimet për shkak të “incidenteve të mëdha policore në qytet dhe periferi”.
Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të policisë, ambulancës dhe zjarrfikësve.
Një deklaratë e policisë tha: “Ka një sërë rrugësh të mbyllura në të gjithë qytetin ndërsa incidenti është duke u hetuar”. I kërkojmë publikut dhe shoferëve të shmangin zonat e mëposhtme dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative”. /FolDrejt/