Tre persona janë vrarë dhe 6 kanë mbetur të plagosur pas sulmeve ruse në rajonin e Mykolaiv, sipas një deklarate të kryebashkiakut, shkruajnë mediat e huaja.
Një fëmijë ishte në mesin e viktimave në qytetin e Ochakiv, tha Alexander Senkevich në një mesazh në Telegram. Qyteti port i Mykolaiv u bombardua nga raketat ruse mëngjesin e të martës, tha Senkevich, duke shtuar se ende nuk dihet numri i saktë i viktimave./FolDrejt/