Në qytetin japonez Nakano, ka ndodhur sot një të shtëna me armë zjarri ku mbetën të vrarë tre persona dhe një u plagos, ndërsa sulmuesi u barrikadua në një ndërtesë aty pranë.
Një burrë dhe dy policë ishin në mesin e të vdekurve, njofton shërbimi publik japonez NHK, duke bërë të ditur se gjendja e gruas së plagosur nuk dihet, përcjell Fol Drejt.
Rreth orës 16:00 me orën lokale, sulmuesi sulmoi një grua me thikë dhe kur policia mbërriti në vendngjarje, ai filloi të qëllonte dhe plagosi tre persona të cilët më vonë u nënshtruan plagëve të tyre./FolDrejt/