Tre persona janë lënduar nga një aksident në fshatin Llapushnik, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.
Në aksident janë përfshirë katër automjete, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e aksidentit, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 dhe policia njoftoi se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent, pasi që njësitet janë duke u marrë me aksidentin./FolDrejt/