Tri raste të personave të zhdukur janë raportuar në Lipjan.
Rasti i parë ishte raportuar gjatë të dielës ku një person ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, ndërsa rasti tjetër u raportua gjatë ditës së djeshme në të cilin dy persona janë larguar dhe gjithashtu nuk janë kthyer më në shtëpi, përcjell Fol Drejt.
“Fushë Kosovë 29.01.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.
“Fushë Kosovë 30.01.2023 – NN. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhje e tyre.”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
Rastet po vazhdojnë të hetohen nga Policia e Kosovës.