Të paktën tre persona u vranë dhe dy u plagosën pasi forcat ruse goditën një lagje banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Kostiantynivka, thanë autoritetet, njofton Sky News.
Pavlo Kyrylenko, guvernatori rajonal i Donetsk, tha se katër ndërtesa apartamentesh dhe një hotel u dëmtuan nga sulmet.
Ai shtoi se ekipet e shpëtimit dhe zyrtarët e policisë ishin ende në vend për të ” dokumentuar me kujdes një krim tjetër nga pushtuesit rusë”.
Më herët të shtunën, Kyrylenko tha se katër persona ishin vrarë dhe të paktën shtatë ishin plagosur nga sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit. /FolDrejt/