Tre punëtorë që mbetën të bllokuar nën tokë sot në një minierë potasi në verilindje të Spanjës janë gjetur të vdekur, tha sindikata rajonale e USOC.
Sindikata u shpreh ngushëllimet familjarëve të minatorëve, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Tre punëtorë u bllokuan sot në një minierë potasi në Surria në verilindje të Spanjës pas një shembjeje, njoftoi policia lokale./FolDrejt/