Gjatë verës në vendin tonë janë diagnostikuar tre raste të infeksioneve me virusin e Nilit perëndimor. Rasti i parë ishte në muajin korrik te një fëmijë i moshës 11 vjeçare nga Struga, rasti i dytë në gusht te një 8 vjeçare nga Strumica dhe rasti i tretë po ashtu në muajin gusht te një 69 vjeçar nga Shkupi.
“Në periudhën korrik-gusht 2021 në Departamentin e Epidemiologjisë për Sëmundjet Infektive u diagnostikuan tre raste të izoluara për të Virusit të Nilit perëndimor. Rasti i fundit i regjistruar me këtë virus ishte në shtator 2019. Në të njëjtin vit, në Maqedoninë e Veriut u konfirmuan gjithsej gjashtë raste, që të gjitha në Shkup”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Pacientët në fjalë janë trajtuar në kushte spitalore dhe kanë pësuar ndezje të cipës së trurit. Mirëpo sipas specialistit të epidemiologjisë, mjekut Nevzat Elezi thotë nuk ka hapësirë për panik meqë bëhet fjalë për një sëmundje sezonale, e cila nuk bartet nga një person në tjetrin. Raporton Botasot.info përcjell Foldrejt.com