Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen pritet të vijnë sot në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Të tre senatorët amerikanë pritet ta vizitojnë Kosovën pas një turi vizitash në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Ata kanë qenë paraprakisht në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Në Serbi ata u takuan me Presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministren Ana Bërnabiq, të cilëve ua bënë me dije nevojën e sinkronizimit me qëndrimet e ShBA-së dhe Evropës në lidhje me çështjen e Ukrainës.
“Më vjen mirë që takova mikun tim Aleksandar Vuçiq sot në Beograd. Delegacioni ynë i solli presidentit serb një mesazh të fortë e të thjeshtë: tani është koha që demokracitë e botës të bashkohen në mbrojtjen tonë të Ukrainës. Si zakonisht, patëm një dialog të mirë dhe të sinqertë” – ka shkruar ai në Twitter.
Good to see my friend Aleksandar Vucic today in Belgrade.
Our delegation brought a strong, simple message to the Serbian President: now is the time for the democracies of the world to unite in our defense of Ukraine.
As usual, we had a good, candid dialogue. pic.twitter.com/0KYAwed5qx
— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) April 19, 2022
Good to touch base with Serbian Prime Minister Ana Brnabić during my trip w @SenatorShaheen and @SenThomTillis to the Balkans. We delivered a strong message about the need for U.S.-Europe solidarity on Ukraine. pic.twitter.com/405pTnmsW9
— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) April 20, 2022
Ndërsa në Bosnje, siç njoftoi Ambasada Amerikane në Sarajevë: “…ata u takuan me tre anëtarët e Presidencës së BiH-së sot për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial, karakterin shumë-etnik dhe aspiratat e saj euro-atlantike të BiH.”
U.S. Senators @SenatorShaheen, @ThomTillis, @ChrisMurphyCT & Ambassador Murphy met with the three Members of the BiH Presidency today to reaffirm United States support for BiH’s sovereignty, territorial integrity, multi-ethnic character, and its Euro-Atlantic aspirations. (1/2) pic.twitter.com/fOGheJXLwf
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) April 20, 2022
Edhe në Kosovë ata pritet të takohen me krerët më të lartë shtetëror./FolDrejt/