Tre serbë që u arrestuan nga policia të shtunën mbrëma, morën gjashtë logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një lokal në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Ata bashkë edhe me dy kosovarë u kapën me të dalë nga Qendra Tregtare, por u liruan për mungesë provash dhe pasi ishin deklaruar se janë koleksionues të emblemave.
Pronari i dyqanit ku u blenë ato, tha për Klan Kosova se ligji konsumatorit i obligon për shërbim të të gjithë klientëve, dhe se të dyshimtit çdoherë i denoncojnë në polici.
Sipas tij, nuk kanë të drejtë të legjitimimit të klientëve dhe se blerjen e simboleve dhe uniformave të ndryshme e bëjnë personat për arsye të ndryshme.
Ai shton se emblema, logo e flamuj të tilla mund të gjenden kudo nëpër dyqane e tregje në Kosovë.