Tre shtetas hungarezë humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një autobus në një kalim alpin me borë në Austri.
Policia tha të shtunën se shoferi 25-vjeçar mund të ketë humbur kontrollin e makinës së tij në një rrugë të mbuluar me borë pranë Leogang në Austrinë qendrore, përcjell Fol Drejt.
Pasagjerët e moshës 29 dhe 36 vjeç kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit iu nënshtrua plagëve të marra pasi u dërgua në spitalin e afërt.
Alkomatisti konstatoi se shoferi i autobusit 51-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në aksident, nuk ishte nën efektin e alkoolit./FolDrejt/