Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur në Zveçan, me ç’rast një person është grabitur nga persona të armatosur.
Ky rast i grabitjes ka ndodhur saktësisht në fshatin Banjskë, dje pasdite, rreth orës 15:30, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, nga një veturë tjetër kanë dalë tre persona të dyshuar, të cilët me pas i kanë thyer xhamin e veturës dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para të gatshme.
Gjatë kësaj grabitjeje nuk raportohet për të lënduar.
Rasti në hetime./FolDrejt/