Tre persona kanë përfunduar në pranga pas sulmit fizik ndaj një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:35, në Drenas, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, si pasojë e sulmit, viktima ka marrë lëndime trupore dhe si rrjedhojë i është nënshtruar tretmanit mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/