Tre të rinj u vranë nga të shtënat me armë zjarri në lagjen e 11-të të Marsejës, natën e së shtunës në të dielë, ka mësuar televizioni BFM Marseille Provence.
Automjeti i tyre është qëlluar me kallashnikov rreth orës 5:00 të mëngjesit, 500 metra larg klubit të natës “Miami”.
Rreth orës 05:10 të mëngjesit, një makinë me pesë persona ka ndaluar në “Boulevard d la Pomme”, i cili ndodhet në pjesën juglindore të Marsejës./FolDrejt/