Të paktën tre vetë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Kroacinë qendrore.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit Nowska, rreth 100 kilometra në juglindje të Zagrebit . Nga informacionet e disponueshme, tre persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar dhe ndodhen të shtruar në spital, siç bëri të ditur sot para gazetarëve kryeministri Andrej Plenkoviq, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Mes të plagosurve ka edhe të huaj. Askush nuk ka lëndime të rrezikshme për jetën, sqaroi ai.
Një zyrtar i Kryqit të Kuq i tha agjencisë shtetërore të lajmeve HINA se të huajt e plagosur janë gjithsej tetë dhe ka të ngjarë të jenë emigrantë të parregullt. Një spital në Nova Gradiska , pranë vendit të aksidentit, njoftoi se po trajtonte pesë anëtarët e një familjeje iraniane.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit. Plenkoviç tha se treni i pasagjerëve, i cili drejtonte një rrugë lokale, u përplas me trenin e mallrave të ndaluar./FolDrejt/