Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën në një sulm me armë në një kompleks prodhimi të një kompanie në Maryland të SHBA-së.
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e sherifit të rajonit Washington, thuhet se agresori ka vrarë më shumë se një person pasi ka hyrë në kompleksin e prodhimit të kompanisë Columbia Machine, Inc e cila ndodhet në Smithsburg, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa në një deklaratë më pas nga guvernatori, Larry Hogan u theksua se në sulmin në fjalë kanë humbur jetën 3 persona.
Sipas deklaratës, i dyshuari i cili mendohet se ka kryer sulmin është kapur i plagosur dhe se në operacion është plagosur edhe një polic./FolDrejt/