Tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën nga bombardimet në qytetin Kherson të hënën, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Ukrainës, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.
“Okupatorët rusë granatuan territorin e rajonit Kherson 57 herë”, tha Yaroslav Yanushevych në Telegram.
Vendbanimet paqësore të rajonit u granatuan me artileri, MLRS (Multiple Launch Rocket Systems) dhe mortaja.
Shkollat, një stadium, objektet mjekësore, linjat e energjisë elektrike dhe pikat e infrastrukturës, si dhe ndërtesat e banimit ishin të gjitha në shënjestër, shtoi ai./FolDrejt/