Tre persona u vranë dhe shtatë u plagosën në bombardimet ruse të rajonit Kherson në 24 orët e fundit, tha sot shefi i rajonit Jaroslav Janusevic.
Ai shkroi në Telegram se trupat ruse bombarduan qytetin Kherson dhe pjesë të tjera të rajonit gjithsej 42 herë në 24 orët e fundit, transmeton Fol Drejt.
Trupat ukrainase hynë në qytetin Kherson në mes të nëntorit pasi forcat ruse u tërhoqën pas muajsh pushtimi, por qyteti është ende një objektiv i forcave ruse që janë tërhequr në anën e kundërt të lumit Dnieper./FolDrejt/